SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka alarmuar Shkodrën mbrëmjen e sotme ku dyshohet se dy të rinj janë përfshirë në një konflikt që ka përfshirë edhe armë zjarri dhe njëri prej tyre ka përdorur automatik.
Sipas burimeve nga Gazeta Shqiptare, mësohet se plumbat kanë thyer xhamin një furrë buke si dhe një makinë të parkuar ndërsa nuk raportohet për viktima. Në vendngjarje janë numëruar rreth 17 plumba në tokë. Ende nuk ka informacion mbi identitetin e dy të rinjve apo mbi shkakun e konfliktit. Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka rrethuar zonën për të zbardhur ngjarjen e rëndë që preku qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.
Lajmi në përditësim…



