Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.623 qytetarë, 13.275 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 638.428 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.134.231 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 495.803 qytetarë.
– Advertisements –