Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Ramadan Ramadani, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e studentëve që do të mbahet nesër në Shkup, lidhur me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një reagimi publik, Ramadani theksoi se kjo është një ndër protestat më të fuqishme dhe më të justifikuara që ka parë kohët e fundit.
“Motit kohë nuk mbaj mend protestë më të mbërthyer, legjitime dhe me më shumë fokus se kjo nesër e studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe! Bravo dhe përkrahje të plotë! #mestudentet”, ka shkruar ai.
Protesta e paralajmëruar nga studentët shqiptarë pritet të mbahet nesër, duke synuar realizimin e një të drejte që ata e konsiderojnë bazike – zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare.


