Komiteti për Politikë Monetare Operative të Bankës Popullore të RM-së vendosi sot në ankand të ofrojë bono të thesarit në vlerë prej 25.000 milionë denarë, në nivel të maturimit nga ankandi i shtatorit, me shkallë interesi prej 3,25 për qind.
“Kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, si dhe rreziqet ekzistuese tregojnë se vendosja monetare ekzistuese tani për tani është përkatëse. Pozicioni ekstern i shikuar përmes realizimit te llogaria rrjedhëse të bilancit të pagesës, në përgjithësi është në suaza të pritjeve dhe tregon ruajtje të fundamenteve ekonomike”, konkludoi Komiteti.
Nga BPRM theksojnë se pas rënies së aktivitetit ekonomik të BPV në tremujorin e dytë, treguesit të frekuencave të larta për tremujorin e tretë japin sinjale të ndryshme.
Të dhënat për inflacion, siç theksojnë në kumtesë për shtatorin tregojnë në ngadalësim të caktuar të normës vjetore të inflacionit në 1,7 për qind, me ç’rast që rritja vjetore mesatare e çmimeve në nëntë muajt e parë arrin 1,1 për qind.
Të dhënat fillestare monetare për shtatorin e këtij viti tregojnë ulje të bazës depozitare të bankave në bazë mujore, të shkaktuar nga ronia e depozitave korporative, derisa kursimi i popullatës ka vazhduar të rritet, me lëvizje të volitshme të vërejtura në strukturën e tij valutore. Niveli i depozitave të përgjithshme në fund të shtatorit është më i ulët në krahasim me projeksionet e prillit për tremujorin e tretë.
Për periudhën e tetorit të rezervës së detyrueshme të bankave që fillon sot, parashikohet rritje e likuiditetit nën ndikim të lëvizjeve te faktorët autonom, që, thekson BPRM, do të mundësojë kompensim dhe stabilizim të likuiditetit potencial të bankave.
Rezervat devizore për shtatorin janë ulur në krahasim në fund të qershorit të këtij viti, që, sipas BPRM, kryesisht ka të bëjë në shlyerjen e rregullt të detyrimeve të shtetit në bazë të borxhit të jashtëm. Në këtë rast, qëndron në kumtesë, të gjithë treguesit të mjaftueshmërisë të rezervave devizore tregojnë se ato vazhdimisht lëvizin në zonë të sigurtë.
Sipas BPRM, lëvizjet në tregun devizor janë relativisht të volitshme, me ç’rast nga gushti e këndej. Banka Popullore ka intervenuar në tregun devizor me blerje-neto të devizave në tregun devizor ndërbankar, Banka Popullore ka intervenuar me blerje-neto në shumë prej nëntë milionë euro nga bankat mbështetëse. Lëvizjes e volitshme në tregun devizor në transaksionet me klientë kanë vazhduar edhe në fillim të tetorit, që mundësoi blerje të mëtejshme të devizave nga ana e Bankës Popullore, në vlerë prej 13,5 milionë euro, në përfundim me 9 tetorin.