Gjatë analizës së debatit të realizuar në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, me 26 mars të vitit 2019 midis liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, u përmend edhe ligji i ri për PSP-në ku u tha nga moderatorja se tashmë qeveria ka bërë lëshime duke i mundësuar opozitës që “bombat politike” ku zbulohen krimet dhe korrupsioni i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të mos merren si dëshmi në proceset gjyqësore, raporton Almakos.
Analisti Vladimir Bozhinovski qartas tregoi se ai lëshim ose ai korrektim i ligjit nuk është për VMRO-DPMNE-në opozitare, por është një kërkesë direkte e BDI-së.
Sipas tij, ligji është ndryshuar, pasi që në formën fillestare nuk pranohej prej funksionarëve të BDI-së të cilët përmendeshin në “bombat politike”.
“Ai është lëshim ndaj BDI-së. Të kuptohemi. Ajo nuk ishte e ofruar nga opozita, ajo ishte ofertë dhe lëshim ndaj BDI-së. Pasi që BDI-ja ishte dhe pastaj nuk e pranonte pa atë ligjin. Ne e dimë fillimisht kishte një version, pastaj tjetër version që ta pranojnë edhe ato.”, deklaroi Vladimir Bozhinovski./Almakos/