Tranzicioni energjetik nuk është vetëm një proces teknologjik, por edhe një transformim i thellë i fuqisë punëtore, në të cilin gratë duhet të kenë një rol të barabartë dhe të dukshëm, tha sot ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në një ngjarje të organizuar në kuadër të projektit ELeVATE (2025-2028), kushtuar inkurajimit dhe mbështetjes së vazjave dhe grave për të zhvilluar karriera në sektorët e teknologjive neto-zero, sistemeve intelegjente të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.
Bozhinovska theksoi se gratë në energjetikë ende janë pamjaftueshëm të përfaqësuara. Kjo, konsideron ajo, nuk do të thotë se mungojnë njohuri dhe ambicie, por se ekziston një potencial i pamjaftueshëm që shteti dhe shoqëria nuk duhet ta injorojnë.
“Indeksi i barazisë gjinore në vitin 2022 ishte 64,5 pikë nga 100 të mundshme, që përfaqëson një rritje prej vetëm 2,5 pikë nga viti 2019. Me këtë rritëm, do të duheshin afërsisht 57 vjet për të arritur barazinë gjinore në të gjitha fushat. Kjo thekson urgjencën: nuk mund të presim me dekada për të krijuar mundësi të barabarta. Më shumë gra në sektor është përfitim për të gjithë, Agjencia ndërkombëtare e energjisë së rinovueshme zbuloi se organizatat me më shumë gra në pozicione drejtuese në energjetikë tregojnë 20 për qind përformancë dhe inovacion më të lartë. Forumi Ekonomik Botëror publikoi se ekipet që përfshijnë gjini të ndryshme janë më fitimprurëse, më krijuese dhe më elastike në situata krize. Kur gratë fuqizohen, i gjithë sektori dhe shoqëria përfitojnë”, theksoi Bozhinovska.
Ajo theksoi se interesi i vajzave për shkencë dhe teknologji ekziston që në moshë të vogël, por shpesh humbet për shkak të stereotipeve, mungesës së mbështetjes dhe aksesit të kufizuar në mundësi praktike. Prandaj, siç theksoi ajo, është e nevojshme të krijohet një rrugë e qartë dhe e vazhdueshme – nga arsimi, përmes trajnimit praktik, deri te punësimi dhe avancimi.
“Këto barriera nuk janë të pakapërcyeshme. Ne i kapërcejmë ato përmes partneriteteve, përmes projekteve të tilla, përmes dialogut të hapur dhe përmes programeve specifike që i afrojnë gratë e reja me sektorin real”, theksoi Bozinovska.
Ministrja i theksoi edhe prioritetet strategjike të shtetit për periudhën 2026-2030, duke përfshirë zhvillimin e përshpejtuar të burimeve të energjisë së rinovueshme, efikasitetin energjetik të objekteve dhe digjitalizimin e infrastrukturës së energjisë elektrike, procese që do të formësojnë drejtpërdrejt tregun e punës dhe kërkesën për profile dhe aftësi të reja.
Ajo theksoi se Ministria e Energjetikës është e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur vajzat dhe gratë në sektorët STEM dhe të energjisë, përmes trajnimit praktik, partneriteteve me kompanitë, rrjeteve të mentorimit dhe programeve që lidhin arsimin me sektorin real.
Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale informojnë se projekti ELeVATE, i cili lidh institucionet arsimore, kompanitë, sektorin publik dhe autoritetet lokale, është përmendur si një shembull i një modeli konkret dhe të zbatueshëm që kapërcen barrierat dhe krijon mundësi reale për gratë në teknologjitë e gjelbra.
“Tranzicioni energjetik do të jetë i suksesshëm vetëm nëse është gjithëpërfshirës – nëse përfshinë gratë, nëse krijon mundësi të barabarta dhe nëse lidh arsimin, biznesin dhe institucionet”, tha ministrja Bozhinovska.


