Askush nuk i dërgon në botën e errët serbe-ruse siç shesin mjegull Osmani dhe BDI, por në botën e përgjegjësisë, para ligjit për të gjithë krimin dhe tradhtinë që ka bërë klika kriminale. Kështu VMRO-DPMNE-ja u përgjigjet akuzave të BDI-së dhe Osmanit për ndikimin e botës serbe në vend. Partia maqedonase në pushtet thonë se “Bujarit, bota ruse i është bërë refleks Pavlovian, gjithmonë kur nuk ka çfarë të thotë, del me botën ruse ose botën serbe. Tani është koha e drejtësisë dhe përgjegjësisë, një kohë kur Aliu, Artani, Bujari, Filipçe dhe Zaevi do të duhet të përgjigjen para ligjit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Kandidati i BDI-së për Çairin, Bujar Osmani, tha se shteti po kthehet në zonë gjeopolitike jashtë vlerave evropiane. “Do të kthehemi në orbitën e ndikimit serbo-rus, në një sferë të errët ku nuk ka vlera Evropiane por vetëm autoritet dhe nënçmim”, kishte thënë Osmani duke kritikuar qeverinë. /Alsat.mk
Data 09.02.2026
Aktuale
- LAMM: Trafiku zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë
- Familja Kola u shua në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri dhe shpenzimet e funeralit! Analizat toksikologjike vendimtare në vijimin e hetimeve
- Blerant Ramadani jep dorëheqjen si Sekretar Gjeneral i ASH-së: Energjinë time do ta kanalizoj te shkenca
- Këmbimi valutor 9 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Turpi i drejtësisë së këtij shekulli
- Rusia sulm me dronë gjatë natës në Odesa dhe Kharkiv, tre persona humbin jetën, mes tyre edhe një 10-vjeçar
- Takimi Mitsotakis-Erdogan, dialog pa iluzione! Çfarë duan të shmangin Athina dhe Ankaraja


