Ramadan Ramadani
Më së paku janë pesë pika që shfaqin këtë konstatim se neve si njerëzim, gjeneratë dhe bashkëkohanikë; njerëzit katërdhjetë vjeçar e përpjetë, na është përmbysur bota që e ditëm.
1. Ukraina dhe Krimea. Nuk kishte ndodhur një shtet të sulmonte një tjetër shtet sovran dhe bile përfundimisht t’ia aneksonte një tjetër pjesë të teritorit. Në kohën që e dëshmuam; organizata dhe pakte multiraterale kishin sulmuar shtete, kishte disa ndërhyrje ushtarake nga një shtet në tjetër, kishte shpallje të shteteve të reja në teritore të shteteve të dikurshme dhe aktuale duke u shkëputur teritor, por gati gjithëherë me pretekse, të rreme ose të vërteta, e gjithnjë duke u ruajtur kufijt e jashtëm të atyre shteteve. Gjithë ne ishim dëshmitar se çka i ndodhi Irakut të Sadam Huseinit kur okupoi Kuvajtin e vogël dhe pa ndonjë konstituencë historike. U bënë shtete edhe Kosova, Sudani Jugor dhe Timori lindor, por as Qiproja Veriore nuk iu bashkua Turqisë e as Libani Sirisë. Sulmi ndaj Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë e prishi këtë shtyllë të botës që e ditëm.
2. Gaza dhe Palestina. Para kësaj episode të Gaza-s dhe Palestinës nuk ka patur gjenocid aq gjatë të vazhduar e aq shumë të dijshëm për botën e të mbetet pa ndërhyrje. Kjo gjeneratë kishte përjetuar tmerre dhe gjenocide të mëdha tjera përveç Palestinës; si Srebrenica, Ruanda, Kosova, Çeçenia, Mijanmari dhe Turkistani brenda Kinës. Ama gjithnjë pati një pjesë e botës që reagonte, kërkonte ndërhyrje dhe diku diku edhe morri masa që këto të ndërpriteshin. Në Gaza u harxhua krejt heshtja, durimi dhe konstelacionet që mbanin të vazhdoje kjo praktikë antinjerëzore e gjenocidit, krimit dhe shkatërrimit. Përveç kësaj Gaza rrënoi edhe postulatin e fundit njerëzor moral duke i mundësuar entitetit okupues cionist pjesmarrje dhe dukje ndërkombëtare ende pas sa vjetëve të ndalesës së Rusisë në gara sportive dhe tjera.
3. Maduro dhe Venecuela. Para se të rrëmbehet Maduro dhe të shpihet dhunshëm, e ende pa aktakuzë, SHBA kishte reaguar në shumë raste ngjashëm. Por, ajo që në këtë rast rrënoi postulatin ishte fakti se këtë e bëri një shtet që e mban autoritetin e vet ndërkombëtar nëpër shumë vende të botës mu me tipa si Maduro dhe në saje të kostelacioneve të ngjajshme. Nuk është e rastit që pas rastit Maduro ndodhi një shtrëngim dhe ngurrim nëpër krejt botën e atyre që cilësoheshin si armiq të botës së lirë dhe perëndimore. Por ajo tërheqje dhe ai ngurrim ishte edhe më i madhë mu tek miqtë dhe bashkëpuntorët e kësaj pjese të botës.
4. Trumpi dhe përdhosja e Amerikës. Prej gjërave më të mëdha që bëri Trump në mandatin e tij të dytë për bërje të SHBA-ve të madhe është përdhosja e saj duke vazhduar masën e sankcioneve sepse qe e suksesshme në mandatin e tij të parë. Ashtu si një barcoletë që tregohet për së dyti në kuvend dhe vend të gabuar ashtu edhe kërcënimi me sankcione këtë herë në vend të suksesit solli përdhosje. U paralajmërua Grenlandi, Danimarka, Kanadaja, Korea Jugore dhe Zvicra për masa si ndaj ndonjë Maduro’s, Llukashenko, Turqi, Irak dhe Irani, por doli se dardha ka bisht dhe Danimarka Ozenpik e ndodhën shumë tërheqje dhe një përdhosje e madhe publike. Të mos flasim për rrënimin e organizimit institucional të SHBA-ve që bëri të mundshme që të shkruhen letra në adresë të gabuar për çmimin e Nobelit kryeministrit norvegjez dhe paralajmërim për sankcione ndaj Zvicrës sepse nuk ka qenë i pritur mirë në një organizim joqeveritar në Davos?!
5. Dosjet dhë të bëmat e Eipstein. Përveç se bota pa se filmat horror janë zhvilluar edhe realisht në të njëjtin planet ku janë gjiruar këto dosje shpalosën shumë heronj të rremë moral dhe ekzistim të mbulimit të organizuar të shumë krimeve makabre.
Nuk është më e rënda ajo se tani lundrojmë drejt një bote të panjohur më, por më e rënda është se nuk dimë as si si të përgaditemi, as veten e as pasardhësit tanë. Për këtë lundrim më nuk mund të orientohemi horizontalisht, vetëm vertikalisht. Sytë; duart dhe shpresat vetëm lartë! Ose siç na urdhërohet në Kur’anin fisnik: Andaj, ikni drejt Allahut, se unë vërtet jam dërguar prej Tij, si paralajmërues i qartë! (S.51, A. 50)


