Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje brenda Qeverisë, siç shkruajnë mediat, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i’u përgjigjur një gazetari i cili pyeti se si po funksionon koalicioni qeveritar pas deklaratave kundërthënëse të kryeministrit Zaev dhe zv/kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani lidhur me Ligjin e gjuhëve, shkruan Gazeta Lajm.
“Nuk ekzistojnë konflikte apo përplasje siç shkruajnë mediat. Mbrëme kishte mbledhje të qeverisë dhe në të gjithçka ishte si më parë. Se si interpretohen deklarata të caktuara, ajo i mbetet lirisë së shprehjes. Pra, puna e qeverisë rrjedh normalisht dhe pa asnjë problem” tha Boshnjakovski.

