Janë respektuar procedurat gjatë vendosjes së numëratorit në Portën Triumfale që është donacion prej kryeministrit Zoran Zaev, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas pres konferencës së sotme të rregullt në Qeveri, zëdhënësi Boshnjakovski tha se Zaev si qytetar i Republikës së Maqedonisë ka dërguar kërkesë për harmonizim për vendosjen e ekranit elektronik dhe se i njëjti është furnizuar personalisht prej tij.
Informacioni sa kushton numëratori, siç tha Boshnjakovski, në mënyrë plotësuese do t’u dorëzohet mediave.

