“Me Partinë Demokratike Turke ekziston marrëveshje për koalicion, ndërsa me partitë tjera ende po bisedohet”.
Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në lidhje me zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe anëtarët e rinj të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sa i takon partisë turke po, tashmë ekziston marrëveshje. Ata në njëfarë mënyrë tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës, megjithatë për të gjitha informacionet e mbetura akoma është herët që të flitet.
Kryeministri paralajmëroi se deri në fund të muajit prill do të rrjedh ky proces, kështu që mbetet të presim e të shohim. Në momentin që do të kemi ndonjë vendim si Qeveri, do të ju informojmë”, tha Boshnjakovski.