Qeveria i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ivanov, i cil ka deklarur sot se kryeministri Zaev mund të fillojë procedurat për impiçmentin ndaj tij. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski ka thënë sot gjatë konferencës për gazetarë se është koha për të gjitha institucionet politike në Maqedoni, përfshirë edhe presidentin Ivanov të tregojnë përgjegjësi elementar politike për momentin në të cilën Republika e Maqedonisë.
Boshnjakovski përsëriti se qytetarët gjatë referendumit do të ketë fjalën e fundit dhe se vullneti i tyre është i detyrueshëm për të gjitha partitë politike në vend.
“Por, në mënyrë që qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre, nevojitet një mjedis politik, i cili do t’u mundësojë atyre këtë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë subjekteve politike që të lënë vend për qytetarët që të paraqesin argumentet e tyre në publik. Le t’i bindin ata në çdo gjë që mendojnë se është e drejtë”, deklaroi Boshnjakovski.

