Mile Zeçeviç agjent dhe ish funksionar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në kohën kur drejtonte Zoran Verushevski ka qenë mbrëmë krah për krah me Ali Ahmetin dhe Teuta Arifin në Tetovë.
Ai ka qëndruar pranë kreut dhe kandidates së BDI-së për Komunës së Tetovës gjatë konferencës së përbashkët të drejtuesve të BDI-së me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev gjatë vizitës së këtij të fundit në Tetovë. Bashkë me ta mbrëmë në tubimin e Teuta Arifit dhe LSDM-së ishte prezent edhe ish ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski.