Organizatat joqeveritare kanë dorëzuar propozim ligj për shlyerjen e borxheve të shërbimeve publike për personat fizik duke filluar nga 31 dhjetori I vitit 2014.
Sipas këtyre shoqatave egzistojnë 85 mijë familje të cilët paguajnë borxh të kahmotshëm , që në fakt sipas tyre, nuk duhet paguar.
“Në këtë mënyrë do të lehtësohet buxheti I qytetarëve dhe do te përshpejtohet pagesa në maqedoni. Nese kjo realizohet dhe shpresojmë në mirëkuptimin nga ana e deputetëve qytearët do të mundë të mendojnë për pagesa të rregullta”, u shpreh Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi përfitimet”.
OJQ nuk janë të pajtimit me ligjin qe e kan propozuar disa deputet për shlyerjen e të gjitha kamatave të borxheve të qytetarëve për energjinë elektrike, operatorët celularë dhe kabllor, shërbimet komunale siç janë uji, mbeturinat dhe të tjera, por edhe për harxhimet për mirëmbajtjen e banesave si dhe për tokën bujqësore.
Me këtë ligj parashihet që të shlyhen të gjitha kamatat por jo edhe edhe pagesat ndaj noterëve dhe përmbaruesve.
“Kemi qenë prezeentë në debatin publik dhe atëher ne kemi qenë kundër nuk jemi pajtuar me atë ligj. Ai ligj mundëson vjedhje totale dhe kërkohet të paguhet dicka dhe ne apsolutishtë kemi potencuar se nuk duhet paguar asgjë”, theksoi Marjan Risteski nga konfederata e sindikateve.
Shoqatat qytetare kërkojnë nga kryeminsitri Zoran Zaev të bëjë thirje deri tek ndërmarjet publike që ato të sjellin vendim për shlyerjen e normave të interesit për borxhet e tjera të mbetura.
REJHANE BUSHI-METAJ