Mbi 80 për qind e komunave kanë probleme financiare, e rrjedhimisht vështirësi në kryerjen e detyrimeve. Kjo është theksuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov për TV24.
Sipas tij, borxhi aktual i komunave është rreth 71 milionë euro, që sipas tij nuk është aq i madh, por problemi është se borxhi është në rritje.
Ai theksoi se Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale kërkon që Qeveria t’i shlyejë borxhet e komunave, por edhe të vendosë kontroll të rreptë se ku dhe për çfarë shpenzohen paratë. (INA)