Kryeministri bullgar, Boyko Borissov për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështes Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, integrimet evropiane do të thonë edhe përmbushje të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një hap historik në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shenjë se kemi mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe jemi të gatshëm të punojmë për një Ballkan të sigurt dhe stabil në të ardhmen. Integrimet evropiane garantojnë paqe dhe prosperitet, Bullgaria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë s Veriut, por kjo do të thotë edhe respektim të detyrimeve që dalin nga marrëveshja”, shkroi Borissov në ‘Facebook’.
Edhe MPJ-ja bullgare vlerësoi se suksesi i arritur para tre viteve hapi rrugën e integrimit për Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin e saj në NATO.
**********
Ndërkohë dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJ-së bullgare, Ekaterina Zakharieva për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, tha se zbatimi i plotë i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyç për përparimin drejt integrimit në BE.
“Ne besojmë në marrëdhënie të mira fqinjësore si vlerë fondamentale evropiane dhe në këtë kuptim zbatimi i marrëveshjes nga ana e Maqedonisë së Veriut është kusht kyçe për përparimin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit në BE”, tha Zakharieva.