Kryeministrat e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë deri në fund të vitit do të kenë takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore për gjetjen e modelit financiar për ndërtimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë bullgare, Bojko Borisov. “Në dhjetor dakorduam takim me Bankën Botërore për ndërtimin e Korridorit 8 në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Zora Zaev dhe Edi Rama”,
deklaroi Borisov në konferencën për shtyp në Varnë. Sipas Borisovit, në takim do të kërkohet modeli për financimin e lidhjes rrugore dhe hekurudhore, që duhet t’i lidh tre shtetet.