Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në intervistë për agjencinë Anadollu, ka folur rreth kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, respektivisht mes vendit të tijë dhe Turqisë, hepjes së Kishës Shën Stefani në Stamboll, ku 7 vite kryhej restaurimi, ndërsa u fokusua edhe në përpjekjen për tentimin për puç shtetëror më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi. Kryeministri bullgar, theksoi se Ballkani Perëndimor do të jetë në fokus të Bullgarisë, gjatë kryesimit të saj me BE-në.
Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.
“Edhe pse Ballkani Perendimor kohëve të fundit nuk është në rend dite, Rajoni i Ballkanit gjithsesi do të jetë një nga pikat në fokus gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së. Në fakt, periudha e kryesimit me Këshillin e BE-së, nuk është sinonim për menaxhim me Unionin. Të gjitha vendimet e mëdha në suaza të BE-së, sillen me votim”
Kryeministri bullgar foli edhe për raportet mes Bullgarisë dhe Turqisë, por edhe për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe rolin e saj në rajon.
Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.
“Ne si BE dhe si Bullgari nuk jemi vetëm fqinjë me Turqinë, por Turqia si vend i cili ka ushtri më të madhe në BE, njëkohësisht përfaqëson degën jugore të NATO-s. Ne duhet përsëri ti zhvillojnë marrëdhëniet e mira dhe diplomatike me Turqinë dhe sa është e mndur, në niveë maksimal, të kemi besim tek Turqia”.
Në intervistën e tij për agjencinë Anadollu, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, tha se pa Turqinë nuk mund të ballafaqohen në luftën me terrorizmin dhe me migraimet. Ai ndër të tjera theksoi se anëtarësimi i Turqisë në BE nuk varet nga vendimet e tyre, por nga vendimet e vështira që duhet të sillen brenda Unionit.

