Alsat 2020-04-15T11:41:40+02:00
Shtresë bore dhe temperaturë nën zero janë regjistruar në disa pjesë të vendit. Gjatë natës patëm mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat vende-vende ishin më të rrëmbyeshme. Fryu erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Me vranësira dhe me reshje të borës ishte në Llazaropole, Topollçan, Manastir dhe Berovë. Sot reshje të shiut ka në Demir Kapi dhe Strumicë.
Shtresë bore deri 11 cm ka në Llazarpole, 10 cm në Dibër, nëntë në Hanet e Mavrovës, gjashtë në Pozharan dhe Krushevë dhe dy cm në Berovë.
Temperatura më e ulët sot në mëngjes prej minus katër gradë është matur në Llazaropole dhe Krushevë. Zero gradë ishte në Kriva Pallankë, Dibër, Manastir dhe Prilep, një në Ohër dhe Berovë, dy në Tetovë dhe Pretor, tre në Shtip, katër në Shkup, Kumanovë dhe Demir Kapi.
Loading…




