Reshjet e borës i zunë në befasi edhe autoritetet komunale të qytetit të Kumanovës. Kjo pasi që rrugët dhe trotuaret në pjesën qendrore të qytetit janë të pastruara dhe se me vështirësi kalohen. Qytetarët ankohen dhe akuzojnë autoritetet për neglizhencë.
“Po siç shikoni edhe vet ja çfarë pastrimi bëjnë, domethënë nuk reagon askush edhe mu për këtë arsye vijnë lloj-lloj aksidente. As nuk hedhin krip as nuk marrin masa, siç po shihet në rrethin të Kumanovës nuk ka kurfar pastrimi të rrugëve nga bora”.
“Si duket pushteti lokal është befasuar brenda natës edhe pse është paralajmëruar se do ketë të reshura, për në Banova Tërrl rruga për momentin është jashtë funksionit, nuk pastrohet, nuk hedhin as kripë, të befasuar nga bora”.
Mirëpo nga ana tjetër kreu i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski thotë se janë marrë gjitha masat e mundshme për pastrimin e rrugëve.
“Po punojnë në 2 pozicione të qytetit, me 6 makina me kripë si dhe disa makina për heqjen e borës mirëpo me vështirësi po arrihet efekti, shpresojmë se sonte do të pastrohen të gjitha rrugët qendrore ndërkaq prej nesër në mëngjes do fillojmë me pastrimin e rrugëve edhe jashtë qytetit domethënë nëpër lagje”, deklaroi Zoran Damjanovski, kryetar i Komunës së Kumanovës.
Qytetarët shpresojnë që ditëve në vijim të merren masa dhe të pastrohen me kohë rrugët nga bora./Alsat-m
https://www.youtube.com/watch?v=j8nSjLpJCho