Një xhirim i ri audio është publikuar sot nga portali ‘Ekonomski Lider”. Në të, siç thonë nga ky portal, zhvillohet bisedë mes Tome Mojskovskit – Këshilltar i ministrit të Bujqësisë Trajan Dimkovskit dhe një personi të punësuar në Inspektoratin e Ohrit.
Në xhirim dëgjohet se si Mojsovski, siç shkruan portali, njëri nga njerëzit më të afërt të ministrit Dimkovski, e shantazhon inspektorin nga Ohri për të shfuqizuar një koncesion të caktuar dhe nëse këtë nuk e bën e detyron të dorëhiqet.
Janë prononcuar nga Kabineti i ministrit të Bujqësisë, ku thonë se rreth publikimit më të ri, ministri Dimkovski do të prononcohet në një konferencë për media. /Klan Macedonia/



