Kryetari i Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska-Shopova për “Makfaks” ka konfirmuar se 35 “bombat” do të jenë dëshmi në rastin “Tortura”, përcjell Almakos.
Mijallkov është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”, më saktësisht për arrestimin e ashpër të Ljube Boshkovskit në vitin 2011.
Rasti “Tortura” nga PSP është paraqitur për herë të parë më 28 mars të këtij viti.
Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe si i dyshuari i dytë ish eprori i njësitit special “Alfa”, Ivica Ançevski – Puki.
Më herët Gjykata Penale refuzoi të pranojë “bombat” si dëshmi në këtë rast, ndërsa PSP dorëzoi ankesë në Gjykatën e Shkallës së Dytë./Almakos