Të gjitha skemat dhe linqet e publikimit të inçizimeve për rastin Zhvatja shpijnë tek oborri i bardhë pas meje, selia e VMRO-DPMNE-së dhe padroni i tyre I vërtetë Nikolla Gruevski, kanë akuzuar sot nga LSDM, pas publikimit të video materialit të dytë nga bisedat mes të akuzuarit Boki 13 dhe biznesmenit Orce Kamçev, ku u dëgjua edhe zëri i prokurores Katica Janeva. Autori i teksteve që dalin në median italiane, sipas Snezhana Kaleska Vançevës, ka relacione me VMRO-DPMNE-në, ndërsa këshilltari i Nikolla Gruevskit ka marrë pjesë në të njëjtën organizatë ku bën pjesë edhe autori i tekstit.
Snezhana Kaleska Vançeva
“Manjatët e krijuar nga regjimi, në koordinim me Nikolla Gruevskin, të ndihmuar nga realizuesit e tyre po bëjnë gjithçka që ta rrënojnë shtetin e së drejtës, të rrezikojnë euro integrimet e vendit, të prezentohen si viktima dhe të shpëtojnë. Gjithkush që ka shpresuar se me skenare, publikime të video materialeve do të kompromitohen argumentet dhe do të lirohet nga përgjegjësia para gjykatësve është gënjyer. Inçizimi është arsye plus për të shpejtuar hetimin dhe të jepen përgjigjet për nxitësit, organizatorët dhe kreatorët e këtij rasti”
Pas publikimit të video materialit të dytë ka reaguar edhe kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i cili ka kujtuar kryeministrin Zoran Zaev se ai ka thënë që Katica Janeva është njeri i mirë, me kapacitet dhe nuk heq dorë nga ajo, duke e vendosur si vija e kuqe.
Hristian Mickoski
“Por sot është pyetja nëse ende beson në kapacitetet e Janevës dhe nëse kjo është arsyeja se përse nuk kalon Ligji për Prokurorinë. Përse ende Katica Janeva nuk është në paraburgim? Përse as Friki e as Kiki nuk janë marrë në pyetje? Përse Zaev i mbron kriminelët në radhët e tij, dhe do të paraqitet dyshim ose ndoshta vërtetim, apo kjo e bën udhëheqës në mbrojtjen e atij krimit. Dhe, pse kryeministri do të mbronte krim, arsyeja është një, përshkak se prej atje buron krimi”
Kryeministri Zoran Zaev, në rrjetin social facebook, ka dalë me një mesazh të shkurt lidhur me zhvillimet e fundit ku thotë se duhet të ketë drejtësi dhe çdokush të përgjigjet për veprimet që ka bërë. “Hetimi duhet t’i zbulojë gjitha detajet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Qytetarët merituan drejtësi”, ka shkruar Zaev.
https://www.youtube.com/watch?v=KVcTcV4J45M