Dy avionë bombardues amerikanë të llojit B-52 do të fluturojnë mbi shtetet e Ballkanit Perëndimor të hënën, më 22 gusht.Këto fluturime po kryhen për të treguar përkushtimin ndaj aleatëve të NATO-s, teksa janë rritur tensionet për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.Dy fluturaket do të realizojnë fluturime të ulëta mbi ndërtesën e Qeverisë maqedonase në Shkup dhe mbi Sheshin Skenderbej në Tiranë të Shqipërisë.Bombarduesit më pas do të fluturojnë mbi bregdetin e Malit e Zi dhe mbi Dubrovnik të Kroacisë.
“Qëllimi i këtyre fluturimeve është për të demonstruar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë që gjenden në Evropën Juglindore”, u tha në deklaratën e forcave ajrore amerikane në Evropë.Avionët luftarakë B-52H Stratofortress janë avionë me rreze të gjatë veprimi dhe kanë aftësi që të bartin bomba dhe të kryejnë sulme me një seri armësh të inventarit të ushtrisë amerikane.Aleatët e NATO-s po dërgojnë anije dhe avionë luftarakë për të forcuar krahun lindor të Aleancës në kundërpërgjigje ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.Në qershor, forcat ajrore amerikane kishin dërguar dy avionë F-35 për të kryer fluturime mbi shtetet e Baltikut./REL
Data 09.07.2025
Aktuale
- Frika që kalon brez pas brezi: Si trauma e prindërve ndikon të fëmijët
- Zbuloni sekretet e personalitetit tuaj përmes formës së hundës
- TikTok paralajmëron një aplikacion të ri ekskluziv për SHBA-në
- Vajc: Në rrugën evropiane të Maqedonisë ka pengesa të ndërlidhura me historinë dhe luftën nga shekulli i kaluar
- Burim Berisha tërhiqet pas 25 vitesh në Fushë Kosovë, LDK kandidon Besnik Osmanin
- Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar
- “Ervin Salianji hante nga duart e drejtorit të dosjes 5D” – Klodiana Lala: Dosja “Babale” nuk u hetua si duhet
- Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon