Rafineritë e naftës në qytetet ukrainase Zhytomyr dhe Cherniahiv, janë kapluar nga zjarri si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga ushtria ruse.
Kyiv Independent raporton se dy rafineritë e naftës në rajonin e Zhytomyr, janë përfshirë nga zjarri pas bombardimit të tyre nga forcat ajrore ruse.
Sipas agjencisë ukrainase për emergjenca, objektiv i ushtrisë ruse ishin rafineritë e natës në Zhytomyr dhe Cherniahiv, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarret, e deri më tani nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/