“Ai është në element për të bërë show dhe ahengje, por e drejta penale është punë serioze”. Kështu thotë për Bokin 13 kryeprokurori republikan Lubomir Joveski, në një prononcim për A1on. Ai më tej ka deklaruar se pohimet e djeshme të Jovanovskit se do të paraqes dëshmi serioze për kryerësit e vërtetë të zhvatjes, deri tani ka pasur mundësi të panumërta për t’i paraqitur, duke shtuar se ai nuk do të takohet me Bokin 13. Ndërkaq, ky i fundit dhe avokati i tij disa herë kanë thënë së kanë kërkuar takim me Joveskin, pro nuk i ka pranuar.
Lubomir Joveski, kryeprokuror republikan
“Ai mendon se me mua mund të veproj si me kryetarët e komunave të cilët i thirrte për ndërtim të shtëpi të pleqëve, por kjo tek unë nuk kalon. Jovanovski nuk ka integritet që të takohet me mua. Veprat penale nuk paraqiten tek Prokurori Publik Republikan, por në Prokurori. Ai njëherë ka kërkuar takim me prokrurorin publik, unë e dërgova një në burg, që të merr shënime për denoncimet e tij. Nëse Bojan Jovanovski nuk ka pasur besim tek prokurori që e ka udhehequr akuzën, seancat ishin publike, ai mundeshte t’i prezantoj, nëse kishte kërcënime dhe nga kush kishte”.
Me përfundim të rastit “Zhvatja” , prokurorja Villma Ruskovska një ditë më parë bëri me dije se më 1 korrik pritet të ketë aktakuzë për rastin “Zhvatja 2”, që ka të bëjë me “Aleancën Ndërkombëtare”, kur përsëri i dyshuar është Bojan Jovanovski, ndërsa hetimi për të u hap me zgjerim të rastit “Zhvatja”.
Qeveria e LSDM-së i ka dhënë 882.000 denarë Jasna Mandiqit, e akuzuar në “Zhvatja 2”, e cila tani gjendet në paraburgim shtëpiak. Kështu akuzon Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE. Ajo hedh dyshime që këto para Qeveria t’ia ketë dhënë asaj për ta heshtur me qenë se do të nisë procesi gjyqsor “Zhvatja 2”.
Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE
“Kemi ekzemplarë nga Gazeta Zyrtare ku shihet se ‘Qendra e resurseve’ ka fituar 882 000 denarë nga Qeveria e RM-së. Ky vendim është nxjerrë nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, në të cilën shkruhet se pronare e kësaj organizate joqeveritare është Jasna Mandiq. A është financimi i Mandiq, me qëllim për ta heshtur atë para se të nisë procesi gjyqsor për ‘Zhvatja 2’ dhe për qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga Zoran dhe Vice Zaev, të cilët dje u përmendën si persona tek të cilët kanë përfunduar paratë?”
Ndërkaq, Jasna Mandiq Ecegoviq, është e akuzuar për larje parash të parave të Bokit 13 përmes “Aleancës Ndërkombëtare” dhe drejtoresh e 1Tv.
Boki 13 si i akuzuar në rastin “Zhvatja” u denua me 9 vite burg, ndërsa e akuzuara e dytë Katica Janeva me 7 vite burg.
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka përshëndetur aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Penale për rastin “Reket”. Ato kanë thënë se ky rast bënë shumë të qartë se keqpërdorimi i funksionit publik për interes personal do të dënohet në mënyrë adekuate. Ndërsa shtuan se e ndjekin edhe më tej prej afër këtë rast dhe se menaxhimi i gjyqësorit në mënyrë të drejt dhe jo partiake është thelbësore për ardhmërinë e Maqedoninë.



