Reformatorët e VMRO-DPMNE-së duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë deri sa të demokratizojnë dhe reformojnë VMRO-në.
Humbjet e njëpasnjëshme të kësaj partie në zgjedhjet në vend po shtojnë më shumë reagimet në reformistët e VMRO-së, të cilët kërkojnë nga kryetari aktual i partisë, Nikolla Gurevski, që të thërrasë kongres dhe të zgjidhet lideri i ri i kësaj partie. Kërkesa për dorëheqje të Nikolla Gruevskit dhe thirrja që të mbahet kongresi i ri i partisë VMRO-DPMNE-së vjen në momentin kur kjo parti pësoi humbje të thellë në raundin e dytë nga ana e LSDM-së.
“Kërkojmë që kongresin ta organizoj Komiteti Drejtues i VMRO-DPMNE-së. Kërkojmë takim urgjent me Gruevskin për të përcaktuar fatin dhe mënyrën e veprimit të Komitetit Drejtues. Bëjmë apel për qetësi, intelegjenc dhe unifikim. Të hapen komitet komunale për takim me qytetarët” – tha Petar Bogojeski nga iniciativa për reforma.
Almakos.com
E.SH