Petar Bogojeski, në emër të partisë “Koncepti Maqedonas”, ka uruar qytetarët e Maqedonisë për, siç e quan ai, “Ditën e Fitores” – 13 gushtin 2001.
Sipas tij, kjo datë shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e re të vendit, kur forcat e sigurisë maqedonase në betejën e Radushës “ndaluan okupimin dhe sulmin terrorist nga UÇK-ja, si dhe tentimin për helmimin e Shkupit përmes marrjes së burimit të ujit në Rashçe”.
Bogojevski deklaroi se me “trimëri dhe sakrificë, mbrojtësit ruajtën integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, duke mposhtur një armik numerikisht më të madh” dhe se kjo fitore “hapi rrugën për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian”.
Ai përsëriti kërkesën që kjo ditë të shpallet festë shtetërore dhe mbrojtësit e Radushës të dekorohen me çmime të larta shtetërore.
“Qoftë i gëzuar Dita e Fitores! Rroftë Maqedonia!”, përfundoi Bogojevski. (INA)