LSDM sot deri tek Kuvendi do të dorëzoj propozim për ndryshime në Ligjin për arsim, ka thënë sot deputeti i kësaj partie, Stefan Bogoev, përcjell SHENJA.
“Kemi premtuar se në mesin e ndryshimeve të para do të jetë edhe shfuqizimi i projektit të dëmshëm i ashtuquajtur testim ekstern. Dëshirojmë t’i mbrojmë prindërit dhe profesorët nga ky projekt i cili ka treguar rezultate negative”, tha Bogoev.
Ai shtoi se do t’i motivojnë nxënësit dhe shkollat jo nëpërmjet dënimeve por nëpërmjet shpërblimeve që të arrijnë rezultate më të mira.

