Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit, nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit, Stefan Bogoev, paralajmëroi projekt të ri për pensionistët e kësaj komune. Mes projekteve të tjera gjendet edhe projekti “PATRULL SHËNDETËSOR NË LAGJE” që parashikon shërbime shëndetësore falas për pensionistët.
“Paralajmërojmë hapjen e linjës telefonike pa pagesë “Denonco problemet” përmes së cilave personat më të moshuar, pensionistët ose personat e hendikepuar do të mund të paraqesin problem, si dhe komuna përmes shërbimeve të saj të mund tu kryejë ndonjë punë administrative ose ti dërgojë në ndonjë destinacion të caktuar. Në këtë mënyrë, zotohemi edhe un edhe ekipi i se do të kujdesemi për shëndetin e të gjithë bashkëqytetarëve tanë, veçanërisht për shëndetin e qytetarëve tanë më të moshuar, ata të cilët u kujdesën për ne dhe na rritën”, u shpreh Stefan Bogoev, Kandidat i LSDM-së për Kryetar të Komunës së Karposhit.