Të hënën, kryetari i komunës së Karposhit paralajmëroi se do të bëje publike raportin revizor, pas së cilës, sipas tij, punë do të ketë Prokuroria Themelore Publike, transmeton Almakos.
Shpërlarje parash, mungesë të faturave për shumë projekte dhe mungesë të raporteve të detajizuara. Këto janë vetëm një pjesë e akuzave që dje në Telma i përmendi kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, për ish kryetarin e Komunës, Stevce Jakimovski.
Bogoev tha se detajet do t`i bëje publike në një pres konferencë që do ta mbaje të hënën.
“Të hënën kur do të arrije raporti i Entit Shtetëror për Revizion do ta dërgoj deri te Prokuroria Themelore Publike. Në raport janë zbuluar raste ku janë harxhuar shuma të mëdha parash për të cilat nuk ka raporte financiare dhe llogari. Ndërtesa e komunës Karposh është ndërtim pa leje. Barakat janë ndërtuar pa vendim të Këshillit. Më andej, tenderi për ndërtim është i dyshimtë”, ka thënë Bogoev./Almakos/