04 October
Kandidati i LSDM-së për komunën Qendër Sasha Bogdanoviq në tubimin e mbrëmshëm para qytetarëve të kësaj komune, shpalosi programin e tij politik përmes së cilit premtoi shtimin e hapësirave të gjelbrta të cilat do të ndikojnë në pastrimin e ajrit të ndotur, dhe rigjallërimin e hapësirave ekzistuese gjelbëruese. Pos kësaj, Bogdanoviq premtoi edhe investime në Arsim, ku si projekt primar tha se do të jetë ndërtimi i shkollës në lagjen Kapishtes.
” Të gjithë parqet aktuale do të rifreskohen me gjelbërim. Ndërsa aty ku nuk ka, do të vazhdojmë me mbjelljen e drunjëve dhe gjelbërimit, e gjithë kjo do bëhet me qëllim që të ndikohet në ambientin jetësor i cili do të ndikojë në pastrimin e ajrit. Projekte të tilla kemi planifikuar së bashku me kandidatin për Qytetin e Shkupit Petre Shilegov dhe këtë do ta vazhdojmë në të gjithë hapësirat”, tha Sasha Bogdanoviq, Kandidat i LSDM-së për komunën Qendër.

