Nga LSDM sot thanë se autostrada Stracin-Kriva Pallankë është projekt i LSDM-së i cili ka filluar në vitin 2018 dhe mbi 90% është realizuar tashmë nga mesi i vitit 2024. Deputeti I LSDM-së Bllagoj Boçvarski tha se ky është një investim strategjik që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit verilindor. Ai theksoi se të mos ishin bllokadat e VMRO-DPMNE-së kjo rrugë do të përfundonte shumë më herët.
SINKRON: BLLAGOJ BOÇVARSKI, DEPUTET I LSDM-SË
“Sikur të mos ishin bllokadat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kjo rrugë do të kishte mundur të përfundonte shumë më herët gjatë vitit 2024. Fatkeqësisht dhe vetëm për qëllime të tyre politike, deputetët e opozitës së atëhershme DPMNE e bllokuan këtë projekt si opozitë. Asokohe në Komisionin për financim dhe buxhet të VMRO-DPMNE-së, me muaj të tërë kishte ngecur Projektligji për grantin prej 14 milionë eurosh, që nevojiteshin për përfundimin e kësaj rruge”.