Seanca konstitutive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së
Njësive të Vetëqeverisjes Lokale-BNJVL sot do të mbahet në Shkup.
Sipas Statutit të BNJVL-së Kuvendi i përgjithshëm konvokohet në afat prej tre muajsh pas zgjedhjeve lokale. Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedhë anëtarë të Këshillit drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjedhë kryetar të Këshillit drejtues, i
cili njëherësh është edhe kryetar i BNJVL-së.
Kuvendin e përgjithshëm të BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa çdo delegat ka të drejtën e një vote. Kryetarët e komunave sipas funksionit janë delegatë të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunal janë zëvendës të tyre. Delegatë të Kuvendit të përgjithshëm janë edhe edhe nëntë anëtarë nga radhët e anëtarëve të Komitetit të këshillave pranë BNJVL-së. Në BNJVL janë të anëtarësuar të gjithë 80 komunat në shtet dhe Qyteti i Shkupit, si njësi e posaçme e
pushtetit lokal.
Në rast të pengesës së delegatit, gjegjësisht zëvendësi i delegatit të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të përgjithshëm delegati mund të autorizojë një anëtar të Këshillit të komunës që ta zëvendësojë në seancë, me të gjitha detyrat dhe të drejtat e një delegati. Ky autorizim konfirmohet në
formë të shkruar.
Në këtë seancë delegatët e Kuvendit të përgjithshëm të BNJVL-së do t’i zgjedhin anëtarët e të gjitha organeve të BNJVL-së: Këshillin drejtues, Këshillin mbikëqyrës dhe Komitetin e Këshillave pranë BNJVL-së. Këshilli drejtues numëron 22 anëtarë që i zgjedhë Kuvendi i përgjithshëm me mandat në kohëzgjatje prej katër vitesh. Anëtarët janë kryetarë të komunave, si dhe tre këshilltarë të cilët zgjidhen nga radhët e anëtarëve të Komitetit të Këshillave.
Këshilli mbikëqyrës i BNJVL-së ka gjithsej gjashtë anëtarë, të cilët i zgjedhë Kuvendi i përgjithshëm me mandat në kohëzgjatje prej katër vitesh. Një nga anëtarët e këtij organi është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të këshillave. Komiteti i këshillave ka gjithsej 9 anëtarë edhe atë, nga një anëtar prej tetë rajoneve planore në vend dhe një anëtar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit i cili sipas funksionit është anëtar i Komitetit të Këshillave.
Deri më tani funksionin kryetar i Këshillit drejtues të BNJVL-së e ushtronte Koce Trajanovski, ndërsa nënkryetarë ishin Zoran Damjanovski dhe Nevzat Bejta.
Data 20.09.2025
Aktuale
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj
- Osmani: Në Çair duhen tri prioritete, menxhimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe lufta kundër korrupsionit