Seanca konstituive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikë së Maqedonisë – BNJVL do të mbahet më 29 nëntor të vitit 2017 në hotelin “Aleksandar Pallas”, me fillim në orën 12. Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedh anëtarë të Këshillit Drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjidhet kryetari i Këshillit Drejtues, i cili njëherit është edhe kryetar i BNJVL-së. Kuvendin e përgjithshëm i BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa secili delegat ka të drejtë të një vote. Kryetarët e komunave sipas funksionit janë delegatë të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunalë janë zëvendës të tyre. Delegatët e Kuvendit të përgjithshëm janë edhe nëntë anëtarë nga radhët e anëtarëve të Komiteteve të këshillave. Deri tani funksionin kryetar të Këshillit Drejtues të BNJVL-së e ka kryer Koce Trajanovski, ndërsa nënkryetarë ishin Zoran Damjanovski dhe Nevzat Bejta.
Data 13.04.2026
Aktuale
- (VIDEO) Humbja e Orbanit përplas LSDM-në dhe VMRO-në
- Rritja e rasteve të HIV-AIDS në Kosovë: Një alarm për vetëdijen shëndetësore
- Humbja e Orbanit si paralajmërim për Maqedoninë
- Familja Shukriu nga Likova vazhdon të përballet me rrezik serioz për shkak të çarjes së tokës
- FOTO+VIDEO/ SPAK dhe BKH “shtrijnë urën” mbi rrugë! Struktura e re që po ndërtohet mes dy institucioneve
- Privohet nga liria kontrabandisti i emigrantëve pranë VK Bllacë e Poshtme, gjenden katër persona nga India
- Shkollat Fillore të Pollogut po mbesin pa nxënës
- Masa të reja për karburantet, Qeveria diskuton nesër në seancë

