Një video e publikuar së fundmi në kanalin YouTube “Politic Radar” nga blogeri moldav Ion Harghel tregon Milenko Nedelkovskin si një nga gazetarët më të shquar nga RSM, i cili ka marrë fonde të konsiderueshme për përhapjen e propagandës në favor të Rusisë.
Videoja zbulon se Nedelkovski është pjesë e rrjetit të “Asociacionit të Gazetarëve për Luftën për Liri” (AJKF) pro-ruse, e cila është një front për shërbimet e inteligjencës ruse. Bashkëpunon me gazetarë të ndryshëm në Evropë duke financuar projektet e tyre mediatike përmes granteve.
Si shembull, përmenden pesë grantet nga AJKF me vlerë të përgjithshme prej rreth 100,000 euro për të cilat Nedelkovski ka aplikuar në vitin 2015. Menjëherë pasi u miratuan grantet e tij, Nedelkovski filloi të postonte video dhe tekste të shkruara në YouTube që përhapnin propagandë ruse dhe narrativa të rreme të drejtuara kundër aleatëve perëndimorë të vendit. Gjatë vitit 2016, Nedelkovski në emisionin e tij e prezantoi idenë se BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-ja planifikonin rrëzimin e qeverisë në RSM, për të cilën ai mori 18.000 euro. Për projektin propagandistik lidhur me ngjarjet në Divo Naselje në vitin 2015, Nedelkovski ka publikuar një lajm të rremë se katër anëtarë të grupit të armatosur janë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose të Mbretërisë së Bashkuar dhe për këtë ka marrë 22 mijë euro nga AJKF. Nedelkovski publikon edhe përmbajtje në lidhje me luftën në Ukrainë, si për shembull një video ku feston “çlirimin” e Mariupolit.
Në video konkludohet se padyshim që aktivitetet mediatike të Nedelkovskit në periudhën 2015-2018 kanë ndikuar seriozisht në polarizimin e shoqërisë maqedonase në nivel ndëretnik dhe ka pasur rrezik për të rrezikuar sigurinë e RSM-së.
Ashtu si aktorë të tjerë të ngjashëm me të, në postimet e tij Nedelkovski e prezanton veten si një patriot i vërtetë dhe premisa bazë e ideve të tij është se Perëndimi është i keq dhe imoral dhe se shpëtimi dhe çlirimi i vërtetë vjen nga Moska. Për shkak të gjithë kësaj, video dërgon një mesazh se duhet pasur kujdes se çfarë produkte mediatike konsumohen.
Data 09.07.2025
Aktuale
- VLEN: BDI i la zjarrfikësit në mëshirë të fatit, ne po punësojmë 400 zjarrfikës dhe po ndërtojmë sistem funksional për mbrojtjen nga zjarret
- Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
- Gjermani: Numër rekord banorësh
- Shiu i rrebeshshëm dhe temperaturat në rënie: Parashikimi për ditët në vijim
- Këmbimi valutor 9 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Shqipëria po negocion me Izraelin për fillimin e prodhimit të haubave dhe dronëve
- Katër ditë pas përmbytjeve në Teksas, të paktën 161 persona ende të zhdukur
- “Nuk pi ujë diploma”/ INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025