Një këmbësorë është goditur nga një veturë sot përballë rrugës së poliklinikës së Bit Pazarit. Nga turma e njerëzve të tubuar duket se bëhet fjalë për një rast serioz, me çka është bllokuar rruga tek ura e Bit Pazarit, njofton Medial.mk.
Nuk dihet gjendja e këmbësorit të goditur, ndërsa rruga aty vazhdon të mbetet e pakalueshme, ndërsa është duke u bërë inspektimi i ngjarjes.




