Drejtoria e të Hyrave Publike ia ka bllokuar llogarinë “Media Print Maqedoni” (MPM) që menaxhon gazetat Dnevnik, Utrinski dhe Vest, kurse ekipi hetues nga Prokuroria speciale publike i kanë marrë librat që ndërlidhen me llogaritë transpacionale të kompanisë, thotë për 24 Analiza, njeriu i parë i kësaj kompanie, Srgjan Kerim.
PSP në Media Print ka dërguar dy hetues financiarë që t’i shohin dokumentet. Sipas informatave të Tv 24, ata dy herë kanë marrë të dhënat e duhura nga MPM.
Jozyrtarisht, hetohen transakcionet për reklamim partiak në gazeta.
Nga PSP nuk komentojnë, por thonë se ka bashkëpunim.
Hetimi i PSP-së në MPM korenspodon me grevën e gazetarëve nga tre gazetat “Dnevnik”, “Utrinski vesnik” dhe “Vest”. PSP në Media Print hyri një javë para grevës dhe ditën kur greva u zyrtarizua. Gazetarët tanimë tre javë janë në grevë për shkak të pagave që nuk i kanë marrë, nga sindikati thonë se tani për tani nuk ka asnjë risi rreth vendimeve.

