Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, duke e cilësuar situatën si alarmante.
Në një postim në Facebook, Balliu thekson se pavarësisht qindra milionë eurove të mbledhura nga taksat për rrugët dhe infrastrukturën, realiteti në terren është shqetësues, duke shtuar se çdo rrugë është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve.
Sipas deputetit të PD-së, shkak për këtë situatë janë, siç u shpreh ai, korrupsioni dhe vjedhja nga qeveria, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Balliu akuzon pushtetin se po rrezikon jetën e qytetarëve për përfitime personale.


