Fabrika për prodhimin e ilaçeve “Alkaloid” në Shkup, përveç ilaçeve tjera, prodhon dhe ilaçe për shërim nga varësia e drogës.
Një nga këta ilaçe është dhe BUPRENORFIN-i, të cilën e quajnë si bllokator për ndalimin e të varurve të përdorin droga të rënda.
Nga persona që konsumojnë këtë ilaç në një nga vendet skandinave bëhet e ditur për INA se prej kohësh ky ilaç mund të gjendet në tregun e zi, por me çmime tepër të larta.
Në Maqedoni tenderët për këto ilaçe i kontrollojnë krerë të lartë qeveritarë, por me të madhe po ndodhë shpërndarja i tij në tregun e zi dhe se ky trend është me përmasa shqetësuese.
BUPRENORFIN me këtë emër prodhohet vetëm në Maqedoni, dhe se në Evropë njihet me emra tjerë. Andaj pas hulumtimeve janë gjetur kuti të këtij ilaçi të shpërndara në tregun e zi edhe në vendet e BE-së. Por që nuk dihet destinacioni dhe rrjeti se si kanë mbërritur ato deri në vendet skandinave.
BUPRENORFIN në tregun e zi në këto vende mund ta gjesh në paketime prej 2mg, 5mg, dhe 8mg, me çmime shum të larta. Në mungesë të Heroinës në Evropë për momentin, të varurit me të madhe kan kërkesa për kët lloi bllokatori që i mban në kondicion. Edhe ky ilaçë hyn në grupin e medikamenteve narkotike, që merret si bazë narkoza e një tipi të një kërpurdhe./INA