Në Bashkimin Evropian (BE) bisedohet për ndalesë të udhëtimit dhe bllokimit të xhirollogarive të politikanëve udhëheqës të Maqedoni. Siç bën të ditur DW, Shpigeli gjerman njoftoi se Merkel ka paralajmëruar Gruevskin të ndërpresë bllokadën.
Shtetet anëtare të BE-së filluan me diskutime konkrete për sanksione ndaj Maqedonisë
“Edhe pse shërbimi evropian për politikë të jashtme publikisht ende nuk ka diskutuar për këtë, në fund me siguri se do të vendosin për sanksione, njoftoi përfaqësuesi i shërbimit në mbledhjen e partnerëve evropian në fillim të prillit”, përcjell Shpigel.
Ata gjithashtu shkruajnë se “brengosja dhe frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së është i lartë për shkak të qorrsokakut të stërzgjatur politik të Maqedonisë”.
Në BE po bisedohet për ndalim të udhëtimeve dhe bllokim të xhiro-llogarive të politikanëve të Maqedonisë. E përditshmja gjermane “Shpigel” njofton se Merkel e ka paralajmëruar Gruevskin që të debllokoj procesin, shkruan DË.
Vendet anëtare të BE-së kanë nisur me bisedime konkrete rreth sanksioneve kundër Maqedonisë, publikon “Shpigel”.
Javën e kaluar, Departamenti i shtetit amerikan publikisht kërcënoi politikanët maqedonas që po bllokojnë procesin politik.