Dita e tretë që disa prej udhëkryqeve kryesore të Shkupit janë bllokuar nga protesta e kompanive të autobusëve privatë.
Pas tre ditësh heshtjeje, më në fund dikush nga Qyteti i Shkupit doli për të folur për këtë çështje.
Sekretari i Qytetit të Shkupit Goran Gligorov i bëri thirrje MPB-së me kompetencat që ka të ndërmarrë masa, sepse sipas tij një interes privat po e dëmton qytetin dhe qytetarët.
Po Gligorov pasi lexoi atë që kishte shkruar, iku, duke mos pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Nga ana tjetër, Drejtori i “Slloboda Prevoz” Lenin Jovanovski sot tregoi se tërhiqët nga organizimi i protestave sepse u shpreh emri i tij po përdoret për lojëra politike.
“Unë prej sot plotësisht tërhiqem nga roli im nga këto protesta, që të ndihmoj dhe të mos jem justifikim, as unë dhe as “Sloboda Prevoz”, për moszgjidhjen e këtij problemi. Ndihmoj shoferët e autobusëve privat, të cilët deri tani 23 vite ma kanë dhënë besimin për arsye se i kam përfaqësuar dhe kam punuar për interesin e tyre.”- deklaroi Lenin jovanovski, drejtor i “Slloboda Prevoz”.
Jovanovski paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga shoferët e autobusëve privat.