Ndeshja fudbollistike që sonte luhet në Tiranë mes Serbisë e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzkonshëm edhe te shqiptarët e RMV-së. Me këtë rast në temperaturat e nxehta verore Policia e Shtetit Shqiptar, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup, organizoi sot një aktivitet të posaçëm në pikën kufitare të Bllatës, i cili u prit mjaft mirë nga qytetarët.
Gjatë këtij aksioni, punonjësit e policisë shpërndanë ujë falas për udhëtarët dhe mundësuan kalimin e tyre me procedura të përshpejtuara.
Iniciativa u realizua në bashkëpunim me biznese dibrane dhe synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, sidomos në ditët me fluks të lartë.
Ky veprim shihet si një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, në funksion të shërbimit dhe mirëqenies së qytetarëve.