14 May
Edhe më shumë se një vit nga publikimi në Alsat i storjes për nxënësit e lagjes Bardhi të Bllacës, heshtje nga institucionet për ndërtimin e shkollës shqipe në vendbanim kufitar që ndodhet 20 kilometra nga Shkupit. Ndërkohë nxënësit edhe këtë vit shkollor po e mbyllin në shtetin fqinjë, Kosovë, respektivisht në shkollën fillore “Iljaz Thaçi” të komunës Hani i Elezit. Nga komuna e Çuçer Sandevës nuk japin asnjë detaj nëse kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për dedikimin e tokës së siguruar, nga bujqësore në ndërtimore. Në prononcimin e fundit në shtator të vitit të kaluar kreu i komunës ishte arsyetuar me procedura që marrin kohë, por tani janë të pakapshëm për të sqaruar nëse kanë lëvizur gjëra nga pika zero.
Dedikimi zgjat, fillimisht planin lokal e punojmë ne pastaj Qeveria duhet të sjell vendim. Ju, a e keni dorëzuar projektin ? Ende nuk është dërguar në Qeveri pasi që plani lokal akoma është në përpunim e sipër. Me vendim të Qeverisë duhet të bëhet ndryshimi, dedikimi nga tokë bujqësore në ndërtimore”, deklaroi Jovan Pejkovski, kryetar i komunës Çuçer Sandevë –deklaroi Jovan Pejkovski, kryetar i komunës “Çuçer Sandevë”.
Me këtë që e thoni ju mund të kalojnë edhe shumë vite dhe situata të mbetet e njejtë?
Nuk e di tash, po nëse ministri i arsimit. Dëshiron të ndërhyjë, mendoj në qeveri mund ta zgjidh menjëherë këtë problem, nëse jo atëherë do të duhet te kërkoni përgjigje prej tyre – u përgjigj ai.
Heshtje edhe nga Ministria e Arsimit. Nga dikasteri që drejtohet nga Pishtar Lutfiu nuk japin asnjë sqarim nëse kanë kompetenca dhe guxim për ti dhënë fund kësaj problematike dekada me radhë. Ndërkohë, nxënësit e lagjes Bardhi vazhdojnë çdo ditë të përballen me policinë kufitare Maqedoni-Kosovë për të ndjekur mësimet e ciklit fillor.
“Me çka ke me shkuar deri në shkollë? Në këmbë shkoj. A e kalon kufirin? Po. A frikohesh derisa mbërrin në shkollë? Po ”.
“Çdo herë kur bie shi bëhet baltë edhe e kemi pak vështirë me kaluar. Në kufi a keni problem? Jo, nuk kemi problem. A i mbani me vete pasaportat? Ndonjëherë, kur na kërkojnë – shprehen dy nxënëse.
Arsimi fillor sikur edhe ai i mësim është jo vetëm i garantuar por edhe i detyrueshëm me Kushtetutë, por kjo dispozitë e aktit më të lartë juridik si duket ende i duhet kohë që të zbatohet në Lagjen Bardhi të fshatit Bllacë që ndodhet vetëm 25 kilometra larg Shkupit. Ekspertët disa herë kanë theksuar se bëhet fjalë për shkelje të rëndë kushtetuese dhe se përgjegjësisë në radhë të parë duhet ti nënshtrohen drejtuesit e institucioneve.
Melihate Rustemi

