“Sot kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Maqedoninë, zotëri Ajtekin Ajdën. Në këtë takim është biseduar për demografinë e Komunës së Zhelinës, për nevojat infrastrukturore të komunës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Zhelinës me Agjencinë TIKA”, thuhet në njoftimin e komunës.
Duke shtuar se takimi i kryetarit Sejdiu me përgjegjësin e TIKA-s,vjen pas takimeve të shumta që kryetari Sejdiu me biznesmenë dhe investitorë të huaj për bashkëpunime dhe investime në sfera të ndryshme.