Kryetar i komunës së Zhelinës – Blerim Sejdiu I ftuar në emisionin e ”Pas mëngjesit”- në televizionin Koha, flet në lidhje me qëllimet, Platformën dhe të arriturat e kësaj komune, transmeton Koha
Në pyetjet se cilin krah të Lëvizjes Besa e mban, krahun e Shkupt apo atë të Tetovës, kryetari Sejdiu ekskluzivisht për televizionin Koha shprehet:
”Është përfolur shumë në këtë drejtim, është përfolur emri im në shumë qarqe, pa lejen time, pa autorizimin tim, shfrytëzoj rastin që këtu të ia bëj me dije gjithë opinionit dhe Besës se unë jam me Lëvizjen Besa, për mua Lëvizja Besa është e pandashme, pa marrë parasysh se çfarë është duke ndodhur. Unë pasi që u bëra kryetar komune, Besës i ndodhi ajo që i ndodhi, por unë vazhdoj të jem me Lëvizjen Besa” – shprehet ai.
Gjithashtu ai ripotencoi që ato që përfolen nuk janë të vërteta, se kryetari i komunës është në atë anë apo në këtë anë. Kryetari i komunës është aty ku ka qenë me qytetarët, dhe me ata që e kanë përkrahur. Jemi në kompaktësi dhe kemi bashkëbisedim të shpeshtë edhe me Degën.
Ai zotohet se do jetë kryetar i të gjitheve, pa ngjyra politike, angazhim apolitikë, dhe se gjërat e përmendura të premtuara do të realizohen, transmeton Koha