Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka folur rreth kundërshtimeve ndaj përfshirjes së tij në garën për udhëheqës të shtetit.
Reka ka thënë se është e pakuptimtë deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se shqiptarët s’mund t’i mbajnë të gjitha postet udhëheqëse në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Rekës, askund nuk është e shkruar se një gjë e tillë s’mund të ndodhë.
“Të tri postet udhëheqëse, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i ketë dhe mund t’i ketë shqiptarë”, është shprehur ai.
“Ne duhet të çlirohemi si shqiptarë nga kompleksi i inferioritetit të tepruar ndaj maqedonasve”, ka deklaruar Reka.
Ai është shprehur i bindur se do të jetë presidenti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Reka ka thënë se partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kundërshtojnë më shumë sesa ato maqedonase.
Megjithatë, ai ka theksuar se anketa më e fundit ka parashikuar se 81 për qind e votuesve shqiptarë do të votojnë për të.
Madje, Reka ka thënë se pret të marrë shumë vota edhe nga maqedonasit, të cilët, sipas tij, e konsiderojnë atë njeri të ndershëm.


