Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka pritur në një drekë përfaqësuesin e SHBA-ve Xhejms Pardiju, që ishte i angazhuar gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ish-ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup Ervan Fuere si dhe deputetin e RDK-së Vesel Mehmedin. Kështu shkruan në profilin zyrtarë të Komunës së Sarajit.
Diplomatët e lartë të SHBA-ve dhe BE-së, për drekë kanë qëndruar në Kanjonin e “Matkës” dhe kanë falënderuar kreun e Komunës së Sarajit Blerim Bexhetin, për mikpritjen. Takimi ka qenë joformal dhe janë biseduar tema të lira.