Blerim Bexheti, ish kryetar i komunës Saraj të Shkupit, një mandate deputet i zonës së Dërvenit të Shkupit, dhe në fund ministër i drejtësisë, në zgjedhjet lokale të tetorit rikandidon për një mandate të ri të kryetarit të komunës.
Në një intervistë për Almakos, Bexheti sqaron pse BDI riciklon kuadro të njejta për funskione të ndryshme të pushetit dhe cila është përgjegjësia e tij si ministër i drejtësisë në dështimin e reformave në drejtësi. Përvojën e të qenit deputet dhe ministër thotë se do ta përdor për zhvillimin ekonomik të Sarajit. S’kam faj për dështimin e refomave në drejtësi, ministri s’ka kompetenca, justifikohet ai.
Ndiqni bisedën se si Bexheti sqaron paradoksin saherë që postin e ministritë të drejtësisë e ka ushtruar një kuadër shqiptar janë kurdisur procese të montuara politike kundër shqiptarëve, siç është rasti i Monstrës. Mësoni nëse Bexheti kërkohet nga Prokuroria speciale?
Në këto zgjedhje thotë se premton një program ambicioz dhe real për zgjidhjen e problemeve emergjente të banorëve të fshatrave të Dërvenit. Ky program thotë se do të nxit zhvillimin e vikend turizmit dhe investimet private në Saraj.
Ai është optimist se do ta fitojë këtë sfidë zgjedhore sepse njërëzit i besojnë falë perkushtimit me të cilin u ka shërbyer atyre.