Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se kjo komunë është duke u kthyer në shembull të bashkimit politik shqiptar dhe të vizionit fitues për zgjedhjet e tetorit.
“Saraji po bëhet simbol i bashkimit politik shqiptarë dhe vizionit fitues! Bashkë me kryetarin aktual Iljas Vejseli, deputetin e zonës Blerim Bexheti, ish-deputetin Arben Ziberi, kryetarët e degëve dhe aktivin politik të Aleancës Kombëtare për Integrim, u takuam për të diskutuar dhe koordinuar bashkëpunimin tonë për zgjedhjet lokale në Saraj”, deklaroi Ramadani.

Ai tha se ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar një vizion të përbashkët zhvillimor për komunën.
“Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një vizion të përbashkët zhvillimor për komunën, duke i dhënë qytetarëve një ofertë serioze, të qëndrueshme dhe fituese”, shtoi ai.
Ramadani theksoi se qytetarët e Sarajit meritojnë projekte konkrete dhe udhëheqje që punon për interesin e tyre.
“Saraji meriton unitet politik, projekte konkrete dhe udhëheqje që punon për interesin e qytetarëve. Me këtë frymë, ne po ndërtojmë një front të fortë dhe të bashkuar që do ta bëjë ndryshimin real në tetor”, u shpreh kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim.
Në fund, ai përshëndeti edhe emërimin e Senehat Murtezanit si shef i shtabit zgjedhor në Saraj.
“Urime dhe suksese Senehat Murtezani për rolin e shefit të shtabit!”, tha Ramadani